Osmani zbulon përplasjen me Kurtin: Nuk e shohim si figurë simbolike”
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për takimet e zhvilluara me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për një marrëveshje të mundshme politike. Osmani tha se një nga dallimet kryesore mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhej me mënyrën se si palët e shihnin rolin dhe funksionin e Presidentit të Republikës. LDK-ja ka vendosur të qëndrojë në opozitë dhe ka bërë të ditur se heq dorë nga kërkesat për postin e kryeparlamentarit, Presidentit apo pjesëmarrjen në Qeveri. Sipas këtij qëndrimi, Vetëvendosje mund t’i mbajë këto poste. Megjithatë, LDK-ja ka deklaruar se është e gatshme të votojë për një President konsensual, me kusht që kandidati të jetë një figurë që mbron Republikën dhe Kushtetutën. Duke folur për diskutimet me Kurtin,...
Burimi:
ntv.al