“Demokratëve Evropianë” në PE të shqetësuar për Veliajn
Grupi politik “Demokratët Evropianë” (EDP/PDE) në Parlamentin Europian ka reaguar lidhur me çështjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke shprehur shqetësim për kohëzgjatjen e paraburgimit të tij dhe duke kërkuar respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës. Në deklaratën e tyre, përfaqësuesit e grupit e cilësojnë rastin e Veliajt si shqetësues për demokracinë shqiptare. Ata i janë bashkuar thirrjes ndaj autoriteteve shqiptare që në këtë çështje të respektohen prezumimi i pafajësisë dhe parimi i proporcionalitetit. Sipas deklaratës, Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa akuzat zyrtare, sipas grupit, iu komunikuan vetëm në korrik të po atij viti, pas 163 ditësh paraburgim. Reagimi i referohet gjithashtu vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila ka rrëzuar një vendim të...
Burimi:
ntv.al