Aksi Elbasan-Cërrik i bllokuar prej orësh, çahet kanali vaditës, uji dhe dherat pushtojnë rrugën
Aksi rrugor Elbasan-Cërrik vijon të jetë i bllokuar prej rreth tre orësh, pas çarjes së një segmenti rreth 20 metra të një prej kanaleve vaditëse kryesore të rajonit të Shqipërisë së Mesme. Pas dëmtimit të kanalit, uji ka dalë nga shtrati dhe, së bashku me dherat dhe materialet e shkëputura nga kodrat përreth, ka përfunduar në rrugë. Fillimisht qarkullimi i automjeteve është vështirësuar, ndërsa më pas aksi është bllokuar plotësisht. Ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Kuqan dhe ka krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në të dyja drejtimet, ndërsa në zonën e prekur vijon të ketë sasi të konsiderueshme uji dhe dheu në karrexhatë. Ende nuk dihet nëse dëmtimi i kanalit ka ardhur si pasojë e amortizimit të strukturës apo e...
Burimi:
ntv.al