Aksident që mund të kishte përfunduar në tragjedi, motori futet poshtë makinës
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qendër të Sarandës, në kryqëzimin pranë ish-agjencisë së udhëtimeve. Mësohet se një motor është përplasur me një automjet, ndërsa nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilat po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
ntv.al