Skandali 50 mln euro i dializës/ Alimehmeti: A po favorizon Rama përsëri Klodian Allajbeun?
Në një deklaratë për mediat, Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, u shpreh se rikthimi i shërbimit të hemodializës në duart e shtetit po shoqërohet me një tender të ri prej 50 milionë eurosh për katër vitet e ardhshme, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën, kostot dhe përfituesin e këtij procesi.Alimehmeti kërkoi që ministrja e Shëndetësisë të sqarojë se çfarë po merr realisht shteti në dorëzim pas përfundimit të koncesionit 10-vjeçar, përse nevojitet një tjetër kontratë shumëvjeçare dhe nëse po përgatitet një tender për të njëjtin operator privat.Ai kërkoi gjithashtu hetimin e plotë të koncesionit të parë dhe publikimin e të gjitha dokumenteve, inventarëve, raporteve dhe kritereve të tenderit të ri. Të nderuar qytetarë, përpara dy javësh, ministrja e Shëndetësisë Sala njoftoi...
Burimi:
syri.net