“Skandali 50 milionë euro i dializës”/ Denoncimi i Alimehmetit: Si po përgatit Rama tenderin e radhës për të…
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti ka ngritur akuza të forta për shërbimin e dializës në Shqipëri, duke e cilësuar si një skandal me vlerë rreth 50 milionë euro dhe duke akuzuar qeverinë se po përgatit tenderin e radhës për këtë shërbim. Në një deklaratë nga selia blu, Alimehmeti thotë se qeveria po përgatit një procedurë të re që, sipas tij, rrezikon të favorizojë operatorin privat dhe të forcojë monopolin në tregun e dializës. Ai ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si janë hartuar kriteret dhe kushtet e tenderit, duke kërkuar transparencë për përdorimin e fondeve publike dhe përfituesit e kontratave. Sipas Alimehmetit, shërbimi i dializës është një shërbim jetik për pacientët dhe për këtë arsye procedurat e prokurimit duhet të garantojnë konkurrencë...
Burimi:
sot.com.al