Check-up dhe dializa i kalojnë shtetit, Alimehmeti: A po favorizon Rama përsëri Klodian Allajbeun?

Check-up dhe dializa i kalojnë shtetit, Alimehmeti: A po favorizon Rama përsëri Klodian Allajbeun?

Partia Demokratike ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si po menaxhohet shërbimi i hemodializës pas përfundimit të koncesionit 10-vjeçar, duke akuzuar qeverinë se rikthimi i shërbimit te shteti po shoqërohet me një tjetër kontratë shumë milionëshe. Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, deklaroi se për pesë spitale publike është parashikuar një procedurë me vlerë rreth 50 milionë euro për katër vitet e ardhshme. Sipas tij, kjo ngre pikëpyetjen kryesore: nëse shërbimi po rikthehet në administrimin publik, pse nevojitet menjëherë një tjetër kontratë shumëvjeçare me një operator privat? Alimehmeti kërkoi nga ministrja e Shëndetësisë që të bëjë publike të dhënat mbi pajisjet dhe asetet që shteti ka marrë në dorëzim pas përfundimit të kontratës së mëparshme, si dhe dokumentacionin që lidhet...