“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

“Nuk mund ta kuptoj madhësinë e asaj që kam bërë. E kuptoj që do të humbas gjithçka.” Me këto fjalë, violinisti shqiptar Beng Bakalli iu drejtua gjykatës në Francë, pasi u arrestua në La Turbie me 38.3 kilogramë kokainë të fshehura në automjetin me të cilin po udhëtonte drejt Italisë. Bakalli, 45 vjeç, violinist profesionist dhe pjesë e orkestrës simfonike Victor-Hugo Bourgogne Franche-Comté, ka dhënë para hetuesve dhe gjykatës versionin e tij për mënyrën se si u përfshi në transportin e drogës. Sipas medias franceze Nice Matin, ai ka deklaruar se kishte pranuar ta transportonte ngarkesën kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh. Bakalli ka thënë se kontakti për këtë transport kishte ardhur përmes disa personave që kishte njohur gjatë një udhëtimi në Shqipëri. Ai...