Përgjaket gara çiklistike në Portugali, humb jetën 19-vjeçari britanik, u përplas nga një makinë!
Një tragjedi ka tronditur garën prestigjioze ‘Volta a Portugal’, pasi çiklisti britanik 19-vjeçar Finlay Tarling humbi jetën gjatë zhvillimit të etapës së premte në Portugali. Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar, ndërsa mediat portugeze dhe franceze raportojnë se Tarling dyshohet se u përplas nga një automjet që po lëvizte në drejtim të kundërt në segmentin ku po zhvillohej gara. Pas ngjarjes së rëndë, gara u ndërpre disa kilometra para përfundimit dhe ceremonia e podiumit u anulua. Trupi i 19-vjeçarit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Viana do Castelo. Tarling ishte pjesë e NSN Development Team dhe konsiderohej një prej çiklistëve të rinj premtues britanikë. Ai kishte fituar vendin e tretë në garën individuale me kronometër U23 në Kampionatin Kombëtar Britanik këtë...
Burimi:
javanews.al