“Duam të fitojmë çdo trofe”, Gabriel paralajmëron City-n: Ai gabim më motivon
Ylli i Arsenalit, Gabriel, ka pranuar se humbja në finalen e Champions League është një motivim i madh përpara ndeshjes Community Shield këtë fundjavë. Fituesit e Premier League, Arsenal, dhe kampionët e Kupës FA, Manchester City, përballen në stadiumin Millennium të Cardiffit të dielën në atë që duhet të jetë një përballje argëtuese. Kjo përballje vjen vetëm pak muaj pas humbjes së Arsenalit në finalen e kundër Paris Saint-Germain, në të cilën Gabriel gjuajti penalltinë e fundit mbi traversë, duke vulosur fitoren për gjigantët francezë. Duke folur për TNT Sports përpara ndeshjes, Gabriel pranoi se një humbje e tillë vetëm sa do ta motivojë atë dhe ekipin e tij. “Për mua veçanërisht, (humbja në finale) është një motivim dhe, sigurisht, ne duam të fitojmë çdo...
Burimi:
telesport.al