“Pashka e verës” në Durrës, qindra besimtarë shkojnë në Shën Vlash për 15 gushtin

“Pashka e verës” në Durrës, qindra besimtarë shkojnë në Shën Vlash për 15 gushtin

Që në orët e para të mëngjesit, besimtarë të shumtë kanë mbërritur në Manastirin e Shën Vlashit në Durrës. Qirinj, lutje dhe urime shoqërojnë këtë ditë dedikuar Fjetjes së Hyjlindëses Mari, ditë e shënuar për besimtarët orthodhoksë, po jo vetëm ata. Për besimtarët, 15 gushti, i njohur edhe si “Pashka e verës”, është një ditë lutjesh, falënderimi dhe bashkimi, një traditë që përcillet brez pas brezi. Pas dy javësh kreshmë dhe përgatitjeje shpirtërore, kjo ditë sjell në Shën Vlash besimtarë, jo vetëm ortodoksë, që i bashkohen ceremonive dhe lutjeve të kësaj feste. Manastiri i Shën Vlashit mbetet një prej vendeve të rëndësishme të pelegrinazhit në zonën e Durrësit. Kisha e manastirit mendohet se i përket shekullit XVI, ndërsa ndër breza ky vend ka ruajtur lidhjen...