Byroja Kombëtare e Hetimit hap konkursin për 40 hetues specialë, SPAK shpall kriteret e kandidatëve

Byroja Kombëtare e Hetimit hap konkursin për 40 hetues specialë, SPAK shpall kriteret e kandidatëve

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hapur procedurën e konkurrimit për rekrutimin e 40 hetuesve të rinj në Byronë Kombëtare të Hetimit. Aplikimet do të pranohen deri më 14 shtator 2026, ora 16:00, ndërsa përzgjedhja do të zhvillohet përmes një procesi me disa faza eliminuese. Sipas njoftimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, procedura do të jetë e hapur dhe konkurruese, ndërsa kandidatët do të vlerësohen mbi bazën e meritës, integritetit, aftësive profesionale dhe fizike, komunikimit dhe standardeve etike. Për të aplikuar, kandidatët duhet të jenë shtetas shqiptarë dhe të kenë përfunduar arsimin e lartë në fusha të tilla si policia, drejtësia, kontabiliteti apo profile të tjera të lidhura me veprimtarinë e institucionit. Një tjetër kriter është të paktën një vit përvojë...