“Një shtet që nuk kontrollon territorin e vet”/ Gjekmarkaj: Zjarret po djegin Shqipërinë, dhe propagandën e qeverisë
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër për situatën e zjarreve në vend, duke akuzuar qeverinë se ka humbur kontrollin mbi territorin dhe se mungon një strategji serioze për parandalimin dhe menaxhimin e emergjencave. Përmes një reagimi, Gjekmarkaj kritikon mungesën e mjeteve dhe kapaciteteve të strukturave emergjente, ndërsa e lidh situatën me atë që e cilëson si korrupsion, klientelizëm dhe paaftësi institucionale. Sipas tij, ndërsa zjarret përpijnë pyje, toka, banesa e prona, qeveria i përgjigjet situatës kryesisht me deklarata dhe propagandë. Gjekmarkaj argumenton se zjarret nuk parandalohen vetëm në momentin kur shpërthejnë, por kërkojnë investime dhe përgatitje gjatë gjithë vitit. Reagimi: Zjarret djegin Shqiperine dhe propaganden! Si dhe nje “sukses” i Qeverise! Qeveria prej vitesh e ka humbur kontrollin mbi territorin. Kjo bëhet veçanërisht...
Burimi:
sot.com.al