Lavrov në krah të Vuçiçit: Po e përballon me guxim presionin që i bëhet Serbisë për Kosovën
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka dalë në mbrojtje të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po ushtron presion të fortë ndaj Beogradit për çështjen e Kosovës. Në një deklaratë të raportuar nga mediat ruse, Lavrov tha se Vuçiç po përballet me rrethana të vështira dhe se po e përballon me guxim presionin e Brukselit. Sipas Lavrov, BE-ja i ka vendosur Serbisë dy kërkesa kryesore për avancimin e procesit të integrimit evropian: njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe përafrimin me vendimet e BE-së ndaj Rusisë. Lavrov e cilësoi këtë si një formë shantazhi ndaj Beogradit, ndërsa tha se presidenti serb ka duruar këtë presion për më shumë se një vit. Ministri rus komentoi edhe vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në...
Burimi:
ntv.al