Berisha: Motoja e PS-së, të vjedhim sa më shumë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku lidhur me TEC-et lundruese të vendosura në brigjet e Vlorës. Në një deklaratë për mediat, Berisha i ka cilësuar TEC-et si një aferë korruptive dhe ka pretenduar se Rama dhe Balluku kanë përfituar financiarisht nga ky projekt. Sipas kreut të PD-së, TEC-et vijojnë të qëndrojnë në brigjet e Vlorës për shkak të interesave financiare që, sipas tij, lidhen me funksionimin e tyre. Berisha ka vijuar gjithashtu akuzat ndaj SPAK-ut, duke pretenduar se institucioni nuk po heton kryeministrin Rama dhe Ballukun. Ai e ka cilësuar SPAK-un si të ndikuar politikisht dhe ka deklaruar se një përpjekje e mëparshme për hetimin e Ballukut është bllokuar. Akuzat e Berishës janë deklarime...
Burimi:
ntv.al