Spiuni serb në foto me Kurtin, heshtje nga LVV-ja për rastin e Fehim Salit

Spiuni serb në foto me Kurtin, heshtje nga LVV-ja për rastin e Fehim Salit

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ende nuk ka reaguar lidhur me rastin e Fehim Salit, i cili është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Spiunazh” dhe ndaj të cilit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Sali është arrestuar të enjten në pikën kufitare në Merdar, ndërsa rasti ndaj tij po vazhdon të trajtohet nga institucionet e drejtësisë. Sipas informacioneve të bëra publike pas arrestimit, Sali dyshohet se është rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë (BIA) dhe se ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të këtij shërbimi. Megjithatë, ajo që ka rënë në sy pas arrestimit të tij është mungesa e reagimit nga LVV-së, ndonëse emri i Salit është përmendur edhe në kontekstin e kontakteve të tij me institucionet e vendit. Sipas informacioneve të publikuara,...