Ish-ministri gjerman: E kuptoj frustrimin e Kosovës me Zelenskyn, por heqja e flamurit ukrainas ishte gabim

Ish-ministri gjerman: E kuptoj frustrimin e Kosovës me Zelenskyn, por heqja e flamurit ukrainas ishte gabim

Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar lidhur me vendimin e Komunës së Prishtinës për të larguar sloganin “Free Ukraine” dhe flamurin ukrainas nga kryeqyteti. Reagimi erdhi pak ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, gjatë vizitës së tij në Beograd, deklaroi se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj sa i përket Kosovës dhe nuk e njeh pavarësinë e saj. Roth, i cili ka shërbyer si ministër i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë dhe si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, tha se e kupton zhgënjimin e Kosovës, por e konsideroi të gabuar largimin e flamurit ukrainas. “E kuptoj zhgënjimin e Kosovës. Presidenti Zelensky ende nuk e njeh shtetësinë e saj dhe e tha këtë gjatë...