Spiunazh për BIA-n, çfarë dyshohet se zbuloi Fehim Sali?

Spiunazh për BIA-n, çfarë dyshohet se zbuloi Fehim Sali?

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Fehim Salit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Gjykata tha se vendosi që Sali të qëndrojë në paraburgim deri më 13 shtator, duke pasur parasysh rrezikun se ai mund të ikë, mund të ndikojë te dëshmitarët dhe provat dhe për shkak të rrezikut të përsëritjes apo vazhdimit të veprës penale të spiunazhit. “Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se, në këtë fazë të procedurës, masat më të buta nuk janë të mjaftueshme për neutralizimin e këtyre rreziqeve dhe për sigurimin e zhvillimit të papenguar të procedurës penale”, u tha në njoftim, ku u shtua se për këtë vendim, palët kanë të drejtë ankese. Prokuroria Speciale e Kosovës parashtroi kërkesën për paraburgim pas...