Kuvendi mbetet në ngërç, Osmani: I kërkova LDK-së të mos e propozonte emrin tim për Presidente
Kosova E Shtunë, 15 Gusht 2026 09:59 Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se nuk dëshiron që emri i saj të propozohet për një mandat të dytë si presidente e Kosovës. Në një intervistë për Kanal 10, Osmani tha se pas zgjedhjeve e kishte njoftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për vendimin e saj. Ajo sqaroi se deklaratat e mëhershme për mundësinë e një mandati të dytë ishin bërë në një situatë tjetër politike, kur, sipas saj, ishte krijuar një mundësi e re për forcimin e raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara. “Kur e kam përmendur mandatin e dytë kanë qenë rrethana të tjera. Kemi pasur një dritare të re që u hap me SHBA-të dhe kam menduar se do të ishte...
Burimi:
kohajone.com