Haziri, Kurtit: Ne mbajmë fjalën për president konsensual, ti formoje Kuvendin e Qeverinë

Haziri, Kurtit: Ne mbajmë fjalën për president konsensual, ti formoje Kuvendin e Qeverinë

Përplasja politike në Kosovë vijon, këtë herë për konstituimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se LDK-ja e mban fjalën për një president konsensual, por sipas tij, fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria. Haziri ka reaguar pas deklaratave të Kurtit për qëndrimin e fundit të LDK-së, e cila ka njoftuar tërheqjen nga kërkesat për poste në institucionet e reja. Sipas Hazirit, deklaratat e Kurtit kanë qenë kontradiktore. Ai thotë se fillimisht Vetëvendosje akuzonte LDK-në se po kërkonte shumë poste, ndërsa tash, sipas tij, Kurti deklaron se i ka ofruar shumë LDK-së dhe kjo e fundit është tërhequr. Haziri ka paralajmëruar se LDK-ja nuk do të...