Përplasje Moskë-Beograd/ Lavrov paralajmëron Serbinë pas afrimit me Zelenskyn

Përplasje Moskë-Beograd/ Lavrov paralajmëron Serbinë pas afrimit me Zelenskyn

Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd ka shkaktuar reagim të ashpër nga Moska. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se për Rusinë do të ishte e papranueshme që Serbia të përfshihej në financimin e Ukrainës. Lavrov iu referua marrëdhënieve të reja mes Beogradit dhe Kievit, duke e cilësuar Serbinë si një vend “vëlla” për Rusinë. Sipas tij, çdo përfshirje e Serbisë në financimin e Ukrainës do të ishte e papranueshme për Moskën. Lavrov deklaroi gjithashtu se Rusia do të ashpërsojë masat ndaj asaj që e konsideron si mbështetje perëndimore për Ukrainën. Ministri rus e interpretoi takimin mes Aleksandar Vuçiçit dhe Zelenskyt si një përpjekje të presidentit serb për të zbutur presionin e Bashkimit Europian ndaj Beogradit. Në të njëjtën kohë, Lavrov...