Propozim i çmendur nga shkencëtarja, sugjeron përdorimin e një planeti të tërë si anije kozmike! Çfarë është teoria e “Autostopistit”
Hipoteza e Autostopistëve Kozmikë shqyrton mundësinë që qytetërimet aliene përdorin planetë endacakë për të lëvizur popullatat dhe burimet nga një yll në tjetrin. Po sikur të mos kishte nevojë të ndërtohej kurrë një anije kozmike? Po sikur, në vend që të ndërtohej një anije masive për të transportuar njerëz dhe furnizime për qindra vjet, një qytetërim i përparuar të mund të përdorte një planet të tërë si një “mjet”? Kjo është pikërisht ajo që shqyrton një hipotezë shkencore veçanërisht e guximshme nga studiuesja Irina K. Romanovskaya, e botuar në Revistën Ndërkombëtare të Astrobiologjisë. Ideja quhet “Autostopisti Kozmik” dhe bazohet në një fenomen të vërtetë astronomik: planetë endacakë që lëvizin nëpër hapësirë pa orbituar rreth një ylli. Një planet i tërë mund të bëhet “anija kozmike”...
Burimi:
javanews.al