Ebola po kthehet në epidemi të rrezikshme dhe po kërcënon Botën, mbi 2 mijë viktima në Kongo! OKB dhe OBSH japin alarmin
Epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos vijon të përhapet, me mbi 2 mijë viktima dhe më shumë se 4,500 raste të konfirmuara që nga shpërthimi aktual. Zyrtari kryesor humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, ka bërë thirrje për rritjen e menjëhershme të ndihmës ndërkombëtare, duke paralajmëruar se reagimi ndaj epidemisë po përballet me mungesë të burimeve dhe kapaciteteve shëndetësore. Sipas të dhënave më të fundit të autoriteteve kongoleze, 2,128 persona kanë humbur jetën nga 4,556 raste të konfirmuara në laborator, vetëm rreth tre muaj pas shpalljes së epidemisë. Fletcher tha se situata kërkon mobilizim më të madh ndërkombëtar dhe njoftoi se OKB-ja ka vënë në dispozicion 30.5 milionë dollarë shtesë nga Fondi Qendror i Rezervës për Reagim ndaj Emergjencave (CERF). Kjo shumë i shtohet...
Burimi:
javanews.al