Berisha për median britanike: Kauza e protestës është edhe e jona, Rama sillet si sulltan
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një intervistë për median britanike UnHerd, ku ka folur për situatën politike në Shqipëri, protestat e opozitës dhe përplasjen e tij me kryeministrin Edi Rama. Berisha e ka cilësuar situatën politike në vend si shqetësuese, duke akuzuar qeverinë për përqendrim të madh të pushtetit. Sipas tij, protestat kundër qeverisë përfaqësojnë një kauzë të drejtë dhe opozita i mbështet ato. “Kauza e tyre është e drejtë. Është edhe kauza jonë”, është shprehur Berisha, duke shtuar se opozita respekton protestuesit dhe nuk synon të marrë drejtimin e lëvizjes së tyre. Në intervistë, kreu i opozitës ka ngritur gjithashtu akuza të forta për ndikimin e parave nga aktivitetet kriminale në ekonominë shqiptare. Sipas Berishës, fluksi i parave të paligjshme ka...
Burimi:
ntv.al