Protestat kundër Ramës/ Gazeta italiane: Roma nuk duhet të heshtë për shkak të kampeve të refugjatëve

Protestat kundër Ramës/ Gazeta italiane: Roma nuk duhet të heshtë për shkak të kampeve të refugjatëve

Nga Giulio Cavalli, LA NOTIZIA Çdo pasdite marshojnë drejt ndërtesave të qeverisë, të mbyllura për pushimet verore. Në Tiranë, protesta vazhdon prej më shumë se shtatëdhjetë ditësh rresht dhe në Itali kjo histori tashmë është arkivuar. “Revolucioni i flamingove” lindi në maj në Zvërnec, përpara një rrethimi që u shfaq brenda një zone të mbrojtur. Më 30 maj, rojet private sulmuan ata që protestonin. Policia qëndroi dhe shikoi. Prej aty, protesta u zhvendos në kryeqytet dhe aty ka mbetur. Kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, kryeministër që nga viti 2013, dhe shfuqizimin e tre ligjeve: ligjit 21/2024 për zonat e mbrojtura, ligjit 55/2015 për investimet strategjike, ligjit 20/2025 për investimet në zonat malore. Në hapësirën e krijuar nga ndryshimet e vitit 2024, të cilat lejojnë turizmin...