Durrës/ Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve kriminale, arrestohen 2 persona në Maminas
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Hallkat”, në kuadër të një hetimi për trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen e tyre te grupe kriminale në Shqipëri. Në pranga kanë rënë M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, dhe D. N., 39 vjeçe, banuese në Prizren. Sipas Policisë, 34-vjeçari u arrestua në flagrancë në Maminas, ndërsa transportonte me automjet armët e zjarrit. Ai akuzohet për trafikimin e armëve dhe municionit, si dhe për prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta. Në pranga përfundoi edhe 39-vjeçarja nga Prizreni, e cila akuzohet për moskallëzim të krimit. Gjatë kontrollit të automjetit ku udhëtonin dy të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi 3 pistoleta dhe 34 fishekë luftarakë, të cilat dyshohet se ishin...
Burimi:
syri.net