Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna me armë! 34-vjeçari dhunon kunatën, nipi qëllon në ajër për t’a kërcënuar

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna me armë! 34-vjeçari dhunon kunatën, nipi qëllon në ajër për t’a kërcënuar

Një konflikt familjar në fshatin Majtarë të Dibrës rrezikoi të përshkallëzohej në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia ka ndaluar një 34-vjeçar, i dyshuar se ka dhunuar kunatën e tij, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin 19-vjeçar të saj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit, me qëllim kanosjen e xhaxhait të tij. Pas marrjes së njoftimit për konfliktin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër shkuan menjëherë në vendngjarje dhe ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Në pranga ka rënë 34-vjeçari dhe 40-vjeçarja. Ndërkohë, djali i saj, 19-vjeçar është shpallur në kërkim. “Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve policore, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe u vu në pranga shtetasi D. E., 34 vjeç,...