“Eliminim i radhëve të gjata”- Krerët e Policisë Kufitare Shqipëri-Greqi takohen në Kakavijë: Masa të përbashkëta dhe menaxhim i fluksit, luftë krimit!

“Eliminim i radhëve të gjata”- Krerët e Policisë Kufitare Shqipëri-Greqi takohen në Kakavijë: Masa të përbashkëta dhe menaxhim i fluksit, luftë krimit!

Fluksi i lartë në hyrje-dalje në pikat e kalimit me Greqinë, ka sjellë edhe reagimin e Policisë së Shtetit, duke organizuar një takim ditën e sotme (15 gusht) për masa të përbashkëta me homologët e Policisë së Greqisë. Drejtuesit e Kufirit të të dy vendeve morën pjesë në këtë takim dhe vendosën piketat për organizim më të mirë dhe masa me qëllim shmangien e radhëve. “Me qëllim koordinimin sa më të mirë të masave për përballimin e fluksit në hyrje-dalje në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, drejtues i Parë Saimir Muçaj, së bashku me drejtorin Vendor për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër dhe Shefin e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, zhvilluan një takim me homologët e Policisë greke,...