U kundërshtua nga ndërkombëtarët/ Rama rikthen me forcën e ligjit nismën për Dhomën Ekonomike Kombëtare

U kundërshtua nga ndërkombëtarët/ Rama rikthen me forcën e ligjit nismën për Dhomën Ekonomike Kombëtare

Qeveria nuk tërhiqet nga ngritja e Dhomës Ekonomike Kombëtare. Për të tretën herë që nga viti 2024, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hedhur në konsultim publik projektligjin që detyron anëtarësimin me detyrim të bizneseve në këtë “Dhomë”: “Nevoja për hartimin e këtij projektligji lidhet me domosdoshmërinë e krijimit të një sistemi të unifikuar përfaqësimi institucional të sipërmarrjes, forcimin e dialogut ndërmjet komunitetit të biznesit dhe institucioneve publike, si dhe konsolidimin e mekanizmave të përfaqësimit të interesave ekonomike në nivel kombëtar dhe sektorial”. Përpjekja e radhës së qeverisë vjen pas kundërshtive të ashpra nga bizneset dhe Dhomat e Tregtisë, sidomos ato që përfaqësojnë bizneset e huaja. Kjo pasi baza e re ligjore nuk vlerësohet si në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian dhe nuk është...