Startup-et e financuara me grante rrisin punësimin, të ardhurat dhe klientët
Startup-et e mbështetura përmes skemës së granteve për periudhën 2024-2025 kanë shënuar rritje të aktivitetit, punësimit, të ardhurave dhe numrit të klientëve. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ndau dje në rrjetet sociale disa të dhëna mbi ecurinë e këtyre bizneseve pas financimit përmes skemës së granteve. Ajo theksoi se përmes Skemës së Granteve, Startup Albania mbështet startup-et shqiptare në rrugëtimin e tyre drejt rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Sipas statistikave të publikuara, numri i punonjësve në startup-et e financuara është dyfishuar, nga 3 punonjës në vitin 2024 në 6 punonjës në vitin 2025. Edhe të ardhurat e këtyre bizneseve kanë shënuar rritje gjatë periudhës së marrë në analizë, me një rritje prej 142,21% nga viti 2024 në vitin 2025. Në të njëjtën kohë,...
Burimi:
sot.com.al