Atletiko e Madridit bën goditjen e merkatos së verës, prezanton nënkampionin e botës!

Atletiko e Madridit bën goditjen e merkatos së verës, prezanton nënkampionin e botës!

Atletiko Madrid njoftoi zyrtarisht nënshkrimin e Kuti Romeros sot në mëngjes (15 gusht). Qendërmbrojtësi argjentinas bëhet nënshkrimi i katërt i Rojiblancos për sezonin e ardhshëm, duke qenë objektivi kryesor i Diego Simeones për të forcuar mbrojtjen e tyre. Skuadra e Metropolitano pagoi afër 40 milionë euro për mbrojtësin argjentinas (33 milionë euro fikse dhe 7 milionë euro bonuse), i cili u dha lamtumirën tifozëve të klubit londinez dje. Verën e kaluar, Kuti u bë një objektiv për Atletikon. Megjithatë, kërkesat financiare të Totenhemit e bënë të pamundur marrëveshjen. Një vit më vonë, siç ndodhi me Hançkon në vitin 2025, qendërmbrojtësi argjentinas mbërrin në Metropolitano me qëllimin për t’u bërë një lojtar kyç për Simeonen. Trajneri argjentinas kështu shton një lojtar të kalibrit të lartë në...