La Liga ‘zbret’ sot në fushë, Superliga e Kosovës me javën e…parë
Pas Eredivisie, sot një tjetër kampionat elitar në Europë, starton me sezonin e ri futbollistik 2026/27. Bëhët fjalë për La Liga-n spanjolle e cila ka në program dy takime të raundit të parë. Alaves- Getafe (19:30) dhe Sevilja- Vajekano (21:30) duelet e para të javës së parë. Ndërkaq me Feronikeli- Gjilani (1-3) luajtur dje ka startuar edhe Superliga e Kosovës. Sot në elitën e futbollit kosovar janë në axhendë dy ndeshje: Drenica-Dukagjini dhe Vushtrria-Malisheva teksa takohen në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Të dyja ndeshjet programuar për në orën 16:30./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al