Eva Carneiro shpresonte që e kaluara me Mourinhon të mos rikthehej më: “Ja ku jemi sërish duke përjetuar më të keqen…”
Eva Carneiro shpresonte që historia traumatike e përplasjes me José Mourinhon dhe largimit të saj nga Chelsea të ishte varrosur tashmë në të kaluarën. Por dokumentari i sapo publikuar në “Netflix” për karrierën e trajnerit portugez rikthen edhe atë episod, ndërsa John Terry mbështet versionin e “Special One”. “11 vite më pas dhe ja ku jemi sërish duke përjetuar më të keqen. Shpresojmë të kenë bërë pak para prej kësaj”, – shkroi Carneiro në “X”. Ngjarja ndodhi më 8 gusht 2015, në ndeshjen Chelsea-Swansea. Në fundin e sfidës, me rezultatin 2-2, Eden Hazard mbeti i dëmtuar. Arbitri Michael Oliver kërkoi ndërhyrjen mjekësore dhe Carneiro hyri menjëherë në fushë për ta ndihmuar belgun. Hazard u rikthye pa probleme, por Chelsea mbeti përkohësisht me 9 lojtarë. Mourinho reagoi ashpër:...
Burimi:
telesport.al