HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion

Prej ditësh Shqipëria po përjeton një situatë kritike me valën e zjarreve dhe dukurisë kriminale të piromanisë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë sot (15 gusht) edhe bilancin e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit në vend. Informohet se janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive. “Në menaxhimin e situatës janë angazhuar 533 forca operacionale dhe 39 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre janë përfshirë 186 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Aktualisht në terren vijojnë operacionet me 120 efektivë të FA-së, 2 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”, njofton dikasteri i mbrojtjes. Në Dajt të Tiranës, vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Operacioni mbështetet nga 50 efektivë...