Zjarret në Krujë, normalizohet situata dhe izolohen vatrat në Abaze e Zidoll

Zjarret në Krujë, normalizohet situata dhe izolohen vatrat në Abaze e Zidoll

Ministria e Mbrojtjes informon se situata e zjarreve në Krujë paraqitet e normalizuar në të gjitha zonat e shfaqura si problematike gjatë ditëve të fundit. Në lagjen Abaze, ku zjarri u shfaq fillimisht të shtunën e kaluar dhe më pas u përhap në rrethinat e qytetit, vatrat janë izoluar plotësisht. Gjatë pasdites së djeshme, mjetet zjarrfikëse dhe helikopterët ndërhynë për shuarjen e zjarrit, ndërsa sot situata paraqitet e qetë. Një vatër zjarri u evidentua edhe në Zidoll, pranë fshatit Halilaj. Ajo ishte aktive gjatë pasdites së djeshme, por u shua gjatë natës falë ndërhyrjes së mjeteve zjarrfikëse. Ndërkohë, në Bojë, pranë kurorës së pishave, vijojnë të jenë aktive dy vatra të vogla. Forcat ushtarake dhe strukturat e emergjencave civile po punojnë për mbajtjen e tyre...