Paralajmërim për pushuesit: Algat toksike përhapen në Detin Baltik dhe liqenet e Gjermanisë
Algat blu-jeshile potencialisht toksike janë përhapur në Detin Baltik dhe në liqenet përgjatë vijës bregdetare veriore të Gjermanisë, duke bërë që autoritetet shëndetësore t’u bëjnë thirrje personave që lahen të shmangin përqendrimet e dukshme të algave në ujë. Imazhet satelitore nga Agjencia Federale Detare dhe Hidrografike tregojnë masa të mëdha algash në det, në brigjet midis Rostokut dhe ishullit gjerman Hiddensee, të cilat shtrihen përtej detit deri në bregdetin danez. Autoritetet në landin Mecklenburg-Vorpommern vunë në dukje se algat, të cilat në fakt janë cianobaktere, mund të prodhojnë toksina që mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Kontakti me to mund të shkaktojë gjithashtu irritim të lëkurës dhe të mukozave, ndërsa gëlltitja e sasive më të mëdha të ujit mund të shkaktojë të përziera dhe të vjella....
Burimi:
syri.net