Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

Bregdeti shqiptar mbetet përsëri më i preferuari për pushimet e verës dhe të fundjavave nga qytetarët e Kosovës. Edhe mëngjesi i kësaj të shtune nisi me fluks të lartë qytetarësh dhe mjetesh në pikën kufitare të Morinit në Kukës. Gjatë gjithë kohës është punuar me procedurën e thjeshtuar të kalimit të kufirit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës. Megjithatë, herë pas here, fluksi i lartë i mjeteve ka krijuar kolona të gjata, deri në thellësi të territorit të Kosovës. Një pjesë e qytetarëve të Kosovës, pasi kanë kaluar pushimet, po kthehen përmes portit të Durrësit dhe pikave të kalimit kufitar në Morinë dhe Han të Hotit, drejt shteteve ku jetojnë e punojnë. Ndërsa të tjerë po udhëtojnë drejt qyteteve bregdetare të Shqipërisë për...