Nëna e Ronaldos mungoi në martesën sekrete me Georginën, ku ishin vetëm 4 dëshmitarë dhe fëmijët
Nëna e përkushtuar e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, dhe tri motrat e vëllezërit e tij, Hugo, Elma dhe Katia, NUK ishin të pranishëm në ceremoninë civile intime, e cila u zhvillua të martën në orën 13:30. Regjistruesja Maria Manuel Ferreira de Campos Folhadela de Oliveira udhëtoi nga qyteti verior portugez i Portos drejt Cascais për të zhvilluar ceremoninë. Motra e Georginës, Ivana, miku i vjetër i Cristianos, Miguel Paixao, si dhe një çift spanjoll, Jose Rodriguez Sangil dhe bashkëshortja e tij Monica Goncalez Martinez, ishin të vetmit dëshmitarë. Çifti i famshëm, i cili u martua saktësisht një vit pas ditës kur njoftuan fejesën e tyre në rrjetet sociale, ka vendosur t’i mbajë të ndara pasuritë e fituara para martesës, pavarësisht se kurorëzoi një lidhje 10-vjeçare. Ata nënshkruan...
Burimi:
telesport.al