Lajmi/ Vdes ish-lojtari i shquar i Flamurtarit, Agim Bubeqi

Lajmi/ Vdes ish-lojtari i shquar i Flamurtarit, Agim Bubeqi

Një lajm i keq vjen për futbolldashësit shqiptarë. Është ndarë dje nga jeta në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Flamurtarit të Vlorës, Agim Bubeqi. Ai është gjetur pa shenja jete në apartamentin e tij, ndërsa dyshohet se kishte ndërruar jetë disa ditë më parë. Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re mungesën e tij dhe kanë njoftuar autoritetet. Pas ndërhyrjes, ai është gjetur i pajetë në banesë. Agim Bubeqi ishte pjesë e brezit të artë të Flamurtarit në vitet ’80-’90, një periudhë e rëndësishme në historinë e klubit vlonjat. Me fanellën e Flamurtarit ai la gjurmë në futbollin shqiptar dhe kujtohet si një prej lojtarëve të atij brezi të suksesshëm. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë trishtim...