Mbi 1.6 mld lekë për rigjenerimin urban të banesave në 12 qarqe – FSHZH hap garën, synohet rritje e eficiencës…
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për projektin “Rigjenerimi urban i stokut të banesave, Faza IV”, që parashikon ndërhyrje në 12 qarqe të vendit, me synim përmirësimin e kushteve të banimit, eficiencës energjetike dhe pamjes urbane. Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik Projekti është ndarë në dy grupe qarqesh. Në grupin e parë përfshihen Elbasani, Korça, Berati, Vlora, Fieri dhe Gjirokastra, ndërsa në grupin e dytë Shkodra, Kukësi, Lezha, Durrësi, Tirana dhe Dibra. Për secilin prej dy projekteve, fondi limit i përllogaritur është 833 milionë e 333 mijë lekë. Në total, fondi i parashikuar arrin në rreth 1 miliard e 666 milionë lekë. Qëllimi i investimit është rehabilitimi i stokut ekzistues të banesave dhe përmirësimi i infrastrukturës përreth tyre. Sipas projektit,...
Burimi:
sot.com.al