Detaje nga dosja Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe Polonisë, si kamuflohej droga për t’i shpëtuar qenit të kufirit…

Detaje nga dosja Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe Polonisë, si kamuflohej droga për t’i shpëtuar qenit të kufirit…

Detaje të reja dalin nga dosja e ashtuquajtur “Aruba”, ku në fashikujt e zbardhur së fundmi nga Web Lajm evidentohen mënyra të ndryshme të përdorura nga të dyshuarit për kamuflimin e drogës gjatë transportit. Përtej metodave të tjera të përmendura në materialet e dosjes, si përdorimi i frutave, qymyrit, kompanive të transportit apo ngarkesave me mish, një tjetër mënyrë e veçantë lidhet me përdorimin e dyllit të bletës. Sipas komunikimeve të administruara në dosje të cilat datojnë që prej vitit 2020, pakot me lëndë narkotike lyheshin me dyll blete me synimin për të vështirësuar identifikimin e tyre gjatë kontrolleve kufitare dhe veçanërisht, nga qentë antidrogë. Por dosja nuk ndalet vetëm te mënyrat e kamuflimit. Nga materialet rezulton se rrjetit i interesonin edhe destinacione të ndryshme...