Berisha flet për median britanike: Kauza e protestës është edhe kauza jonë, Rama sillet si një sulltan
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka folur për median e njohur britanike, ‘UnHerd’, e cila ka publikuar një shkrim të gjatë për situatën e fundit politike në Shqipëri. Më poshtë pjesë nga shkrimi i gazetarit Aris Roussinos Në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha, 81-vjeçari që drejton opozitën konservatore, doli nga pas një tavoline të mbushur me dokumente për të më shtrënguar dorën. Pas tij, në raftet e tejmbushura me libra, një kapele bejsbolli MAGA dhe një fotografi e kornizuar e Nënë Terezës kërkonin hapësirë mes tyre. Berisha, lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Shqipëri dhe një nga arkitektët e orientimit të vendit drejt Perëndimit, mbetet një figurë qendrore në përcaktimin e rrugëtimit modern të Shqipërisë, po aq...
Burimi:
syri.net