Ngjitja e shkallëve mund të mbrojë zemrën dhe t’ju zgjasë jetën, ja sa herë duhet t’i përdorni

Ngjitja e shkallëve mund të mbrojë zemrën dhe t’ju zgjasë jetën, ja sa herë duhet t’i përdorni

Studimi i gjerë zbuloi se njerëzit që ngjiteshin rregullisht nëpër shkallë kishin një rrezik dukshëm më të ulët për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Personat që ngjiteshin shpesh nëpër shkallë kishin 39% më pak gjasa të vdisnin nga shkaqe të lidhura me zemrën dhe 24% më pak gjasa të vdisnin nga çfarëdo shkaku, krahasuar me njerëzit që ngjiteshin më rrallë nëpër shkallë. Ngjitja e rregullt e shkallëve u shoqërua gjithashtu me një probabilitet më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të rënda kardiovaskulare, përfshirë infarktin, goditjen në tru dhe insuficiencën kardiake. Prof. Vassilios Vassiliou, nga Shkolla Mjekësore Norwich e UEA-së, tha: “Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën me numrin e rasteve që pothuajse u dyfishua midis viteve 1990 dhe 2019. Por ato...