SPAK thellon hetimet për kompanitë e Bledian Dalipajt &Co, dyshohet për favorizime në tendera, pastrim parash…
Dosja e Blendian Dalipit, drejtorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), në SPAK duket se po thellohet, duke shkuar përtej tenderave dhe procedurave të prokurimit publik dhe duke prekur edhe pasurinë, aktivitetin ekonomik dhe interesat e familjes së tij. Mësohet se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar dokumente që lidhen me Blendian Dalipin dhe kompanitë e familjes së tij, ndërsa materialet e administruara nga hetimi po përpunohen. Paralelisht, mësohet se po merret në pyetje dhe po verifikohet një rreth i gjerë dëshmitarësh, në një proces që duket se synon të zbardhë jo vetëm mënyrën e përfitimit të fondeve publike, por edhe marrëdhëniet financiare dhe ekonomike që qëndrojnë pas tyre. Detajet Sipas informacioneve mbi zhvillimet e hetimit, dyshimet që po verifikohen shkojnë përtej...
Burimi:
sot.com.al