“Demokratët Evropianë” krah Veliajt: Kohëzgjatja e afateve të paraburgimit, thellësisht shqetësuese për demokracinë
Grupi politik “Demokratët Evropianë” në Parlamentin Europian e konsideron shqetësuese kohëzgjatjen e afateve të paraburgimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Përmes një deklaratë të shpërndarë në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale “Demokratët Europianë” shprehen se ky është një rast me një sfond thellësisht shqetësues për demokracine shqiptare. “Ne i bashkohemi thirrjes ndaj autoriteteve shqiptare që të respektojnë shtetin e së drejtës, prezumimin e pafajësisë dhe parimin e proporcionalitetit. Ky rast vjen në një sfond thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare.Ne do të vazhdojmë ta mbajmë në vëmendje këtë çështje, sepse Shqipëria meriton një të ardhme evropiane, një të ardhme që të jetë plotësisht demokratike, transparente dhe e përkushtuar fort ndaj luftës kundër korrupsionit, duke garantuar njëkohësisht që drejtësia të ushtrohet gjithmonë...
Burimi:
vizionplus.tv