Kundërshtoi ndarjen territoriale, kryebashkiaku i Selenicës përballet me Ramën në festën e fshatit Vajzë
Paradite, të gjithë drejtuesit e Bashkisë së Selenicës, të majtë e të djathtë, u bashkuan kundër qeverisë dhe projektit për të shkrirë Bashkinë e Selenicës, por në mbrëmje ata mikpritën Kryeministrin Edi Rama në festën e organizuar në fshatin Vajzë të Selenicës. Edhe pse në atmosferë festive, përballja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj, nuk i shpëtoi tensionit të krijuar për shkak të vendimit për të shkrirë Bashkinë e Selenicës. “Vajza dhe Labëria kanë një pasuri të jashtëzakonshme. Këtu lart është vendi i mirë, është Amantia, është Ujëvara e Rasalit, është Ura e Bratit. Kryeministër, në fund kemi nxjerrë edhe ujë det këtu. Kështu që në Vërmik dhe Bashaj kemi edhe ujë të kripur. Këto na i ka falur...
Burimi:
vizionplus.tv