Shqipëria, drejt hapjes së një tregu të ri financiar – Në shtator, drafti i parë për Taksonominë Kombëtare të Gjelbër

Shqipëria, drejt hapjes së një tregu të ri financiar – Në shtator, drafti i parë për Taksonominë Kombëtare të Gjelbër

Shqipëria po hedh bazat për një treg të ri të financimit të gjelbër, në një kohë kur ndryshimet klimatike po shndërrohen jo vetëm në një problem mjedisor, por edhe në një rrezik për ekonominë dhe sistemin financiar. Banka Evropiane e Investimeve vë theksin në faktin se Shqipëria po zhvillon taksonominë e parë kombëtare të gjelbër, një sistem që do të përcaktojë qartë se cilat aktivitete dhe projekte mund të klasifikohen si investime të gjelbra. Drafti i parë pritet të jetë gati deri në fund të shtatorit 2026. Procesi mbështetet me asistencë teknike nga Banka Evropiane e Investimeve dhe financohet nga qeveritë e Gjermanisë dhe Luksemburgut. Nevoja për një sistem të tillë lidhet drejtpërdrejt me ekspozimin e ekonomisë shqiptare ndaj ndryshimeve klimatike. Sipas Bankës Europiane të...