Rei Manaj drejt Bursasporit, por marrëveshja nuk është mbyllur ende

Rei Manaj drejt Bursasporit, por marrëveshja nuk është mbyllur ende

Adriatik BALLA Në kampionatin turk luan një kontigjent i madh e cilësor i lojtarëve shqiptarë, të cilët aktivizohen me klube të njohura dhe kanë krijuar një emër të mirë atje. Ndërkohë, ka dhe lajme interesante që vijnë nga merkato turke. Sulmuesi i përfaqësueses tonë kuqezi, Rei Manaj, është në bisedime me Bursasporin, klub që në sezonin e ri do të garojë në Ligën e Parë turke dhe që ka vendosur objektiva të rëndësishëm pas rikthimit në këtë kategori.Sipas raportimeve të publikuara në Turqi, negociatat mes palëve kanë avancuar dhe një marrëveshje mund të arrihet nëse palët gjejnë dakordësinë për detajet e fundit. Interesi i Bursasporit vjen në një periudhë kur Manaj është sërish në qendër të merkatos. 29-vjeçari ka kaluar një pjesë të rëndësishme të...