Dy parqe të mëdha fotovoltaike në Shqipëri – ERE nis procedurat për 120 MW në Lushnjë dhe Devoll
Dy projekte të reja fotovoltaike, me një kapacitet të kombinuar prej 120 MW, kanë avancuar në procedurat rregullatore për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri. Në mbledhjen e fundit, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë vendosi të nisë procedurat për licencimin në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike për dy impiante të mëdha fotovoltaike, që parashikohet të ndërtohen në Lushnjë dhe Devoll. Projekti më i madh parashikon ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 70 MW në Savër të Lushnjës, në Qarkun Fier. Projekti përfshin edhe veprat ndihmëse, pa ndryshuar fuqinë totale të instaluar. Ndërkohë, projekti tjetër parashikon një central fotovoltaik me kapacitet 50 MW, që do të vendoset në afërsi të fshatit Vërnik, Njësia Administrative Qendër Bilisht, Bashkia Devoll. Të marra së...
Burimi:
sot.com.al