Norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë zbriti në 6,3%
Bankat kanë lehtësuar kreditimin gjatë tremujorit të dytë të vitit, me ulje të normave të interesit në disa prej segmenteve kryesore, ndërsa kredia konsumatore dhe hipotekat në euro për individët kanë ndjekur një tjetër tendencë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë zbriti në 6,3%, nga 6,5% në tremujorin e parë. Për bizneset e vogla, huatë deri në 35 milionë lekë u shoqëruan me një normë interesi prej 7,1%, kundrejt 7,8% në tre muajt e parë të vitit. Lehtësimi i kostos është reflektuar edhe te financimi i bizneseve më të mëdha, duke krijuar një mjedis më të favorshëm për sipërmarrjet që kërkojnë kredi për aktivitetin e tyre. Ndërkohë, për individët, interesi mesatar i kredive...
Burimi:
sot.com.al